Iseni: 2019-ta solid për ekonominë, i vështirë për bizneset
Viti 2019 ishte solid për ekonominë dhe bizneset....

Viti 2019 ishte solid për ekonominë dhe bizneset. Por edhe gjatë këtij viti bizneset hasën në vështrisësi, vlerëson Drilon Iseni nga OEMVP pwr TVM 2.
Zgjedhjet presidenciale, mosdhënia e dates për bisedime me BE-në dhe realizimi i dobët i investimeve kapitale, sipas Isenit, bënë që edhe në këtë vit sektori privat të mos frymojë lirshëm. Edhe këtë vit fokusi kryesor u përqëndrua në çështjet politike.
“Për fat të keq edhe viti i kaluar ishte me agjendë politike, mirëpo edhe këtë vit nuk mund të themi që diplomacia e vendit ka qenë e ngadalsuar në aspekt të promovimit të sukseseve të politikës, veçanërisht Marrëveshjes së Prespës, e cila do të rezultonte për fillimin e negociatave me BE-në. Gjithsesi vërehet se administrate si e tillë nuk ka serrvisuar biznesin ashtu siç duhet, dhe kjo është evidente” – tha Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni.
Ligji për përkrahje financiare këtë vit ka ndihmuar bizneset, por kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme për to.
Migrimi i të rinjëve, mungesa e infrastrukturës janë çështjet tjera që kanë tanguar drejtëpërdrejtë bizneset në Maqedoni, vlerëson Iseni.
Iseni: 2020-ta , mbetet sfiduese për ekonominë
Sa i përket vitit të ardhshëm shprehet skeptik për realizimin e rritjes së projektuar ekonomike.
“Viti 2020 do të jetë shumë sfidues për ekonominë për arsye se vetëm kemi të paralajmëruara zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe qeverinë teknike. Për të arritur një rritje të tillë prej 3.8% të BPV-së duhet një realizimin i investimeve kapitale deri në 80%, që realisht kur kemi parasysh faktin se do të kemi qeveri teknike, institucionet do të jenë të paralizuara, nuk mund të arrihet edhe ky përcaktim i qeverisë” – deklaroi Iseni.
Iseni apelon që gjatë vitit të ardhshëm administrata publike të fuksionojë në mënyrë më efikase dhe, të funksionoj shteti I së drejtës dhe të përkrahen kompanitë që eksportojnë produkte.
Sipas tij gjatë vitit 2020 është e nevojshme që akademia të ulet me sektorin e biznesit për të gjetur zgjidhje mbi mungesën e fuqisë puntpore dhe gjërave tjera që tangojnë bizneset. (Ersan Pajaziti, TVM2)
