Pritshmëritë për marrjen e datës, analistët: Mund të befasohemi, ka ende shpresë
Maqedonia e Veriut nuk duhet të humb pritishmëritë për të marrë datë për bisedime në mars.....

Maqedonia e Veriut nuk duhet të humb pritishmëritë për të marrë datë për bisedime në mars, por nuk duhet të ketë as ndonjë shpresë të shkallës së lartë sepse qytetarët nuk meritojnë të zhgënjehen edhe njëherë siç ndodhi në muajit tetor, thotë analisti Ismet Ramadani për TVM 2.
BE sipas tij, jep sinjal se mund të japë dritë jeshile për fillimin e bisediemve, por thotë se duhet të merren parasysh edhe zhvillimet politike në vendet anëtare të BE-së.
“Është moment kur vetë qëndrimi i liderve të BE-së do jetë ndoshta një befasi e mirë për ne por duhet pasur parasysh të gjitha rrethanat që ndodhin. Dmth Franca do të ketë zgjedhje, te ne ka zgjedhje në disa vende të tjera ka zgjedhje. Gjasat më reale do të jenë sigurisht në Zagreb sepse mbetet pak më shumë kohë për tu debatuar në lidhje me metodologjinë e re që propozon Franca” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Për mundësitë për marrjen e datës për bisedime pajtohet edhe profesori universitar, Denko Malevski.
“Pres dhe ka mundësi që pasi të pajtohen për metodologjiën e re të sillet edhe vendim për fillimin e bisedimeve me BE. Kuptohet nuk mund të jetë asgjë e sigurt 100% por duke pasur parasysh faktin se BE është e vetëdishme se ky plan paqësor që filloi pas luftës së dytë botërore nëEvropën Perëndimroe , tani duhet të shfrytëzohet pikërisht për Ballkanin” – deklaroi profesori universitar, Denko Malevski.
Ramadani: Mjaft me obstruksione, të vazhdohet me reformat
Ndërkohë, derisa pritet data për bisedime, analistët sugjerojnë qeverinë të vazhojë me reforma që sipas tyre sidomos gjyqësori ballafaqohet me probleme tejet serioze.
“I gjithë potenciali dhe kapaciteti politik të jetë në shërbim të reformave por fatkeqësisht nuk po ndodh dhe krejt kjo që po ndodh kohëve të fundit është plot obstruksione dhe pengesa” – u shpreh Ramadani.
Komisioni Evropian në fund të muajit shkurt pritet të del me metodologji të re e cila më pas duhet të votohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Deri më tani, janë dorëzuar dy propozim metodolgji. Njëra nga Franca tjetra nga një grup vendesh anëtare të BE-së. (Nermin Mulaki - Fejzulahu, TVM2)
