Koalicionet, Mickoski: Koalicionojmë me partinë e cila na përshtatet programi

28.12.2019 17:01

Lideri opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski është i bindur se VMRO DPMNE do të jetë fitues aбsolut i zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit....

Lideri opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski është i bindur se VMRO DPMNE do të jetë fitues aбsolut i zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit  në bllokun politik maqedonas ndërsa koliacionin me paritë shqiptare pas zgjedhjeve do të bëjë me atë parti me të cilën do të ketë më shumë përafrim të programit.

Në intervistën dhënë për TVM1, kreu i VMRO-së la sinjale se edhe mund të mos prakitkohet parimi i fituesit me fituesin, ndërsa deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se nuk do të kolacionoj me partitë të cilat nuk do të pranojnë marrëveshjen e Prepës, Mickoski i quajti manovra politike parazgjedhore.

“Ato janë manovra politike të z.Ahmeti, kushtet për kolaicionim nuk diskutohen paraprakisht pasi ai mund edhe të mos jetë opsioni politik që të jetë në koalicon me VMRO-DPMNE për shkak të asaj se ne mund të mos pajtohemi për çështjet tjera. Qëndrimi ynë njëzëri është se do të kolacionojmë program me program pas këtyre zgjedhjeve” – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ali Ahmeti: Të rrespktohet parimi fitues-fitues

Por pavarësisht kësaj,  kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është i mendimit se duhet rrepsektuar parimi fituesi me fituesin, pasi në të kundërtën praktika e ka dëshmuar se kjo çështje nuk mund të funksionoj ndryshe.

“Mendoj që vendi ka nevoj për rrespekt më të madh ndër subjekte dhe nuk ka nevoj ta ngarkojmë situatën me çështje të cilat janë provuar më heret që kanë jo funksionale, siç ka qenë momenti në vitin 2006 kur nuk u përfill vullneti i shumicës së shqiptarëve dhe atëherë vendi sigurisht ishte në krizë dhe për 15 muaj u orgnizuan zgjedhjet e përgjithsme” – u shpreh Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Për kreun e LSDM-së, Zoran Zaev populli përmes votës bën përzgjedhje të kolacioneve e jo të partive. Ai kërkoi edhe një mandat të pastër siç tha nga populli duke përmendur arritjet si antëarsimin në NATO dhe zgjidhjen kontesteve dekadëshe me shtet fqinje. (Zekirja Mexhiti, TVM2)