Menduh Thaçi, PDSH më afër koalicionimit me LSDM-në

28.12.2019 17:34

Kreu i PDSH, Mendu Thaçi ka deklaruar sot....

Kreu i PDSH, Mendu Thaçi ka deklaruar sot, para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të partisë, se shumë më afër koalicionimit parazgjedhor  është me LSDM se sa me parit shqiptar, pasi sipas tij me partitë shqiptare, PDSH do të lufton që ti mund në zgjedhjet e 12 Prillit.

Thaçi  shtoi më tej se tek kryeministri Zoran Zaev, dhe te LSDM, shohin gatishmëri më të madhe.

Thaçi në konferencën e fundvitit theksoi se ka kaluar edhe një tjetër vit i vështirë dhe i mundimshëm për PDSH-në, shqiptarët e Maqedonisë por edhe për vet shtetin, megjithatë ai u shpreh optimist për sukseset që do ta presin  RMV-në në 2020-ën.

Gjatë ditës, PDSH poashtu mbajti edhe Mbledhjen e Kuvendit Qendror. (Visar Sadiki, TVM2)