Rasti “Zhvatja”, Zaev: Se kam parë dëshminë e shërbëtores të Boki 13

28.12.2019 18:01

Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk e ka parë dëshminë e shërbëtores të Boki 13....

Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk e ka parë dëshminë e shërbëtores të Boki 13, e cila tha se mysafirë në shtëpinë e Bokit kishin qenë Radmila Sheqerinska, Aleksandar Kiracovski dhe Venko Filipçe.

Zaev thotë se ka biseduar me përfaqësuesit e Ministrisë së drejtësisë për mënyrën sesi zhvillohet rasti “Zhvatja” dhe për siç tha, thashethemet. Ai nuk ka ndërmend t’i pyes bashkëpunëtorët më të afërt përse kanë shkuar në shtëpinë e Boki 13.

“Absolutisht nuk do të thotë që ju, unë, apo kushdo qoftë që jemi këtu kemi qenë në hapësirat afariste të 1TV-së, por megjithatë duhet të sqaroj kur kemi qenë dhe pse kemi qenë. Kështu që unë nuk kam për qëllim të futem dhe të komentoj kush ka qenë tek ai në shtëpi, kush në punë, kush ka qenë në Lidhjen Ndërkombëtare. Mendoj se kjo është jashtë çdo nevoje për të sqaruar” – u shpreh Kryeministri Zoran Zaev.

Arsovski: Dëshmia, tregon se kreu i LSDM i përfshirë

Por, sipas VMRO-DPMNE-së dëshmia e shërbëtores është provë se edhe kreu politik i LSDM-së është i përfshirë në aferën “Zhvatja”. dhe se për këtë rast po fshihen prova.

“Nga dita e djeshme dëgjuam edhe publikisht në dëshmimin për aferën “Zhvatja” që konfirmuan se shtëpinë e Bojan Jovanovskit shumë shpesh e kanë vizituar Venko Filipçe, ALeksandar Kiracovski, Radmilla Sheqerinska, Stefan Bogoev dhe shumë politikanë të tjerë nga kreu i LSDM-së dhe Qeverisë” – deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO - DPMNE.

Gjykimi për rastin “Zhvatja” vazhdon më 3 janar. (Gyltene Sinani, TVM2)