Mickovski takon Ahmetin dhe Zaevin, biseduan për qeverinë teknike

28.12.2019 18:31

Ka përfunduar takimi i Liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski....

Ka përfunduar takimi i Liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski me liderin e  BDI- së Ali Ahmeti dhe atë të LSDM-së Zoran Zaev, në të cilin kanë biseduar rreth dakordimit për përzgjedhjen e kuadrit për qeverinë teknike. Bashkëbiseduesit theksuan se kanë pasur takim konstruktiv.

“Menjëherë pas takimit me z. Ahmeti pata takim me kryeministrin në largim Zoran Zaev. Në takimin e sotëm biseduam rreth 3 temave. Tema e parë ishte emri ministrit teknik të punëve të brendshme, e dyta kishte të bëj me emrat e porpozuar nga VMRO-DPMNE që do të jeë pjesë e qeveirës tkeniek dhe tema e tretë të cilën e hapi z Zaev kishte të bënte me mundësinë e ndryshimit të kodit zgjedhor dhe zhvillimet e fundit në Kuvend. Për çështjen e paër folëm për emrin e kandidatit dhe në interes të disa konsultimve të brendshme që duhet ti zhvillojmë nuk do të zbulojmë emrin e kandadiatit u dakroduam për orë, orë e gjysëm të deëgjohemi dhe të konfirmojmë emrin. Sa i përket ndyshimit të Kodit zgjedhor menjëherë pas zgjedhjeve kur VMRO ta marr pushtetin e LSDM të mbes në opozitë atëeherë do të bisedojmë për ndryshimin e kodit zdjedhor dhe implementiin e sistemi për lista të hapura” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.