VMRO DPMNE akuzon MPB-në, i ka dhënë tender kompanisë të afërt me Spasovskin
VMRO DPMNE ka akuzuar MPB....

VMRO DPMNE ka akuzuar MPB se i ka dhënë tender një kompanie të përaferët me ministrin aktual të punëve të brendshme, Oliver Spasovskit.
Sipas Orce Gjorgjievski nga kjo parti, pompës së benzinës “PIM PETROL”, që njihet si finansues kryesor i LSDM-së, i është ndarë tender për kontrollim teknik të automjeteve.
“’PIM PETROL’, kompania e cila hapi pomp te benzinës ndërsa gurthemel hodhi edhe Oliver Spasovski, ka fituar tender për kontroll teknik të automjeteve. ‘PIM PETROL’ ëhtë nën pronësi të babait të deridjeshëm të këshilltarit të Oliver Spasopvski, Nikica Petrushevski. Babai i tij është finansuesi kryesor i LSDM-së në Kumanovë, kurse ky dokument tregn se pas licnesnsës i është dhënë edhe tender babait të Petrushevskit për hapje të një pike kontrolli teknik për automjete” – tha Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE.
MPB: Nuk ka kontratë të nënshkruar
Nga Ministria e Punëve të Brendshme hodhën poshtë këto akuza duke thënë se procedura për tenderim është në rrjedhë e sipër, por pa ndonjë kontratë të nënshkruar.
"Demantojmë gënjeshtrat dhe manipulimet që VMRO-DPMNE vazhdon ti plasoj rreth pretendimit të pronëssisë së Ministrit Spasovski mbi këtë kompani. Ministri Spasovski as nuk është anëtarë i i asaj familje e as që ka ndonjë pronësi mbi ndonjë kompani në vend e jashtë. Faktet janë të qarta, ndërsa ajo që thotë VMRO-DPMNE është gënjeshtër dhe manipulim i opinionit" – thanë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se që në gusht i kanë bërë thirrje komisionit Antikorrupsion që të hetoj gjithë rastin dhe të mos manipluohet me gënjeshtra opinioni. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
