Alpet e Italisë, tre të vdekur nga orteku
Një grua dhe dy vajza 7-vjeçare kanë vdekur nga një ortek....

Një grua dhe dy vajza 7-vjeçare kanë vdekur nga një ortek gjatë kohës kur ishin duke skijuar në Val Senales në Alpet e Italisë.
Mediet italiane raportuan se gruaja ishte nëna e njërës prej vajzave.
Tri viktimat besohet se ishin shtetase të Gjermanisë.
Ato ishin duke skijuar në një lartësi mbidetare prej 2400 metrash në rajonin e Tirolit Jugor, afër kufirit të Italisë me Austrinë.
Një ekip prej 70 personave dhe tre helikopterëve u angazhua për nxjerrjen e trupave të viktimave gjatë operacionit të kërkimit. Raportohet se dy prej viktimave vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa njëra vajzë u dërgua me shenja jete në spital, por vdiq më vonë.
Përpos tre personave të vdekur, nga orteku u lënduan edhe një burrë dhe një djalë 11 vjeç, por ata nuk ndodhen në gjendje të rëndë. Ortekët janë mjaft të shpeshtë në Alpet e Italisë, Zvicrës dhe Austrisë.
