Kumanovë, donacion i ri për repartin e gjinekologjisë dhe akusherisë
Reparti i Gjinekologjisë dhe akusherisë, pranë Spitalit të përgjithshëm në Kumanovës....

Reparti i Gjinekologjisë dhe akusherisë, pranë Spitalit të përgjithshëm në Kumanovës ka marrur një donacion të rëndësishëm për mbarëvajtjen e aktiviteteve në këtë repart.
Donacioni përmban sterilizatorë për instrumentet mjeksore, dy pompa për infuzion të dedikuara për sallën e paralindjes dhe lindjes si dhe shtrat gjinekologjik për kontrollime në ambulancën e këtij reparti.
“ Me aparaturën e re përforcohet dhe fiton në cilësi sistemi i gjinekologjisë dhe akusherisë në trajtimin e hershëm të foshnjeve të lindura para kohe. Gjithashtu ndihmon edhe në uljen e vdekshmërisë së foshnjeve të lindura. Gjatë vitit 2020 janë paraparë aktivitete për ngritjen e nivelit të cilësisë së kushteve në këto reparte si në Kumanovë poashtu edhe në Tetovë pas standandardizimit adekuat të asaj në Shkup dhe në Çair. Qëllimi është që të arritet nivel i njejtë sipas standandateve botërore“ - tha ndër të tjera Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë ,Venko Filipçe.
“Aparatet janë dhuruar në vendin e duhur , pasiqë reparti i Gjinekologjisë dhe akusherisë kishte nevojë të madhe për paisje të këtillë mjeksore. Me këtë donacion dukshëm do të përmirësohen kushtet për punë“ - nënvizoi drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva.
Donacionin e ka siguruar kompania OKTA , kurse është realizuar në konsultim dhe bashkpunim me Organizatën globale shëndetësore dhe humanitare Project Hope.
Ndryshe në Spitalin e Kumanovës brenda vitit regjistrohen rreth 1.100 foshnje të lindura. (Fatlum Aqifi, TVM2)
