Qeveria teknike, Zaev:Të hënën vazhdojmë konsultimet

29.12.2019 16:37

Zoran Zaev thotë se detyrë e qeverisë kalimtare është që të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike....

VMRO-DPMNE dje propozoi ministrin teknik të Punëve të Brendshme, ndërkaq kryeministri Zoran Zaev hapi dilemë nëse është në pajtim me Kushtetutën, pasi që bëhet fjalë për një ushtarak aktiv.

Ky i fundit thotë se detyrë e qeverisë kalimtare është që të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike. Në një postim në Facebook ka shkruar:

“Qeveria kalimtare patjetër të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike, të vazhdojë të punojë për të mirën e qytetarëve. Të hënën do të vazhdojmë me konsultimet që t’i definojmë antarët e ri të qeverisë kalimtare. Maqedonia e Veriut po hapëron përpara po ecë në drejtimin e duhur dhe kështu duhet të vazhdojë”.

Qeveria teknike, VMRO nuk heq dorë nga kandidati i tyre

Por nga partia e Mickovskit nuk heqin dorë nga kandidati i tyre për emrin e ministrit të Punëve të Brendshme. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski ftoi pushtetin që të mos e zvarris procesin dhe mos e kontestojë kandidatin e tyre duke thënë se kjo nuk mund ti shpëtojë nga humbja në zgjedhje.

“Nuk do të interpretoj kushtetutën. Kemi dorzuar propozim ajo që kërkojmë dhe thërrasim është që të mos zvarriten gjërat, të mos pengohet një profesionist si propozim që duhet të emërohet ministër teknik në MPB pasiqë me këtë nuk do të mund të arrihet efekti të cilin dëshiron ta arrijë Zoran Zaev” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Se si do të tejkalohet ky ngërç pasiqë afatet për krijimin e qeverisë teknike po afrohen, Stoilkovski tha se sot dhe ditëve në vazhdim ka kohë të mjaftueshme për konsultime shtesë rreth kësaj çështje.

Ndryshe LSDM ka caktuar Oliver Spasovkin për kryemninistër teknik ndërsa mediat zbuluan se VMRO-DPMNE e ka propozuar ushtarakun Dragan Kovaçkin për ministër të ri të MPB-së. (Naim Ramadani, TVM2)