Zhvillimi ekonomik i vendit përplas LSDM-në dhe VMRO–DPMNE-në
LSDM dhe VMRO DPMNE janë përplasur në lidhje me zhvillimin e vendit në aspektin ekonomik....

LSDM dhe VMRO DPMNE janë përplasur në lidhje me zhvillimin e vendit në aspektin ekonomik. Nga partia në pushtet thonë se për dy vite e gjysëm kanë arritur të hapin mbi 60 mije vende të reja pune, rritje të pagës minamele në 14 mijë e 500 denarë si dhe ulje historike të papunësisë në 17,1%.
Për dallim nga VMRO e cila mereshte me ndërtimin e përmendoreve, dhe tërheqjes së investitorëve të huaj nëpërmjet fuqisë së lirë punëtore, nga partia në pushtet thonë se me masat e ekonomike po realokohen më shumë para tek qytetarët ndërsa së fundmi potencojnë edhe rritjen e pensioneve për 700 denarë.
“Për vetëm 2 vite e gjysmë, nëpërmjet politikave të sukseshme ekonomike, arritëm që të hapim 60 mijë vende të reja pune, shumica prej tyre në sektorin real. Ky është dallimi mes neve dhe VMRO DPMNE-se, ne hapim vende reale pune përkundër fshirjes administrative të të papunëve në kohën e VMRO DPMNE-së. Rritja e pagave dhe ulja e papunësisë po mbushin në mënyrë të qëndrueshme fondin pensional dhe për këtë arsye pensionistët nga janari do të marrin pensione më të larta për 700 denarë ndërsa me harmonizimin e shpenzimeve për jetë në mars kjo shumë do të arijë në 900 denarë” – tha Fatmir Bytyqi nga LSDM.
Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE duke e vlerësuar këtë vit si dështim të LSDM-së në apektin ekonimik. Ata thonë se reth 500 mijë qytetarë jetojnë në pragun e varfërisë ndërsa punësime ka vetëm për të afërmit e funksionarve të lartë të qeverisë.
Ndërsa sa i përket rritjes së pensioneve me ndryshimin e metodoligjësë kjo qeveri ju ka shkurtuar para pensionistëve.
“LSDM pas vetës po lë edhe një vit të dështuar në aspekt ekonomik. Punësime në Maqedoni ka vetëm për ata të cilët i kanë të afërmit e tyre funksionarë të lartë në qeveri, ndërsa të gjithë të tjerët duhet të mbijetojnë ose ta kërkojnë lumturinë jashtë vendit. Rritja e paralajmëruar për pensionet është edhe një premtim i rejshëm parazgjedhor, ndërsa realiteti është se me ndryshimin e metodologjisë në vend të ritjes reale të pensionve ajo ju shkurton gjysmën e parave të cilat ju takojnë pensionerevë”.- thuhet në kumtesën e VMRO-së.
Ata shtojnë se nga paaftësia e Lsdmë për të udhehuqur me ekonominë e vendit, tani para zgjedhjeve me populizëm po mundohet që të zbusin humbjen në zgjedhjet e ardhshme. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
