Proceset gjyqësore, Maksuti-Raufi, problemi me porotët kërkon zgjidhje ligjore

29.12.2019 17:15

Problematizimi i çështjes më gjykatësit porotë që po ndodhë me shumë lëndë të ngritura nga PS....

Problematizimi i çështjes më gjykatësit porotë që po ndodhë me shumë lëndë të ngritura nga PS, po stërgjat proceset gjyqësore.

Mundësia që këto lëndë të kthehen nga e para, do të kuptohet pas vendimit të Këshillit gjyqësorë nëse porotët që kanë përmbushur mandatin dhe tani kanë 60 vjet do të vazhdojnë apo do të zëvendësohen me porotë të tjerë.

Profesori univerzitar Mersim Maksuti vlerëson se për rregullimin e kësaj çështje është e nevosjhme ndërhyrje ligjore dhe paraprakisht të shqyrohet pasha e lëndës në pajtueshmëri me moshën e gjykatësve porotë.   

“Është një fakt i vërtet se shpeshherë ne kemi në ligje zbraztira juridike dhe cështë dhe më e keqe, shpeshherë institucionet tona, gjykatat  i keqpërdorin rastet kur kemi zbraztira juridike dhe ja cfar ndodh në raste konkrete të gjykimit,i keqpërdorin për qëllim tjetër për të realizuar diçka tjetër. Pa mëdyshje se faji apo përgjegjësia në këtë rast  është se ligjet cilat janë formuluar kanë bë një lëshim të tillë nuk i kanë paraparë situatat strikte që mund ti imagjinonin paraprakisht se si mund të vijë deri në një proces gjyqësor kjo është e para gjë që patjetër reformat e ligjeve  në fushën e gjyqësorit, gabimi tjetër është subjektiv dhe më i rëndë, me rastin e përcaktimit të porotëve gjyqësor do të duhet  me kohë të shikohet mosha e tyre , që të mos ndikoj që të të anulohet të prishet procedura” – tha profesori universitarë, Mersim Maksuti. 

Njëri nga avokatët mbrojtës në rastin"Monstra" - ku çështje problematike është mbarimi i mandatit të gjykatësit porotë, Naser Raufi, thekson se përderi sa nuk ka vendim të Këshillit gjyqësorë nuk ka pengesë të vazhdohet gjykimi. Megjithatë zgjidhjet në këto raste duhet të ekzistojnë  paraprakisht.                                                                    

“Porotat janë të njejtë edhe tek rasti Monstra pasi që punohet për gjykatës që nuk i ndërrojnë ato të porotës, siç është me këtë këshillin Stavrev- Shabani, edhe ne na tangon kjo situatë për porotët por mendoj se deri sa nuk ka vendim formal të Këshillit gjyqësor që do të vazhdojë dhe nuk do të ketë pengesa për proceset. Kjo është punë e mungesës së organizimit të vet gjykatës penale ,gjegjësisht kryetari pasi që mendoj se duhet gjithmonë të ketë një gjykatës porotë rezervë ,për ato që i mbushin vitet sëmuren apo ndonjë arsye tjetër subjektive dhe objektive” – u shpreh avokati mbrojtës, Naser Raufi.                                                      

Edhe Raufi është i mendimit se kemi të bëjmë me kundërshtime ligjore sa i përket pensimonimit të porotëve dhe këtu duhet të pasojnë korigjime ligjore.Sipas tij vet roli i gjykatësit porotë fatkeqësisht nuk është i rëndësishëm në gjykatën tonë, ndërsa duhet të jetë sipas Ligjit për procedurë penale.

Proceset gjyqësore në rastet e fundit gjyqësore sipas Profesorit Mersim Maksuti paraqesin një zhgënjim tjetër të radhës për qytetarët në përgjithësi se gjyqësorit vërtet i duhet reforma të mirfillta.

Ndër rastet që kanë problematikë gjykatësit porotë janë rasti"TNT", Monstra", Rasti"Titanik", rasti "Tortura " etj. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)