Teksas, sulm i armatosur në kishë, 3 të vdekur

30.12.2019 10:06

Dy besimtarë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në Teksas....

Dy besimtarë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në Teksas, pasi një person ka nisur sulm me armë zjarri brenda një kishe të populluar me shumë njerëz.

Mediat amerikane kanë raportuar se pjesëtarët e armatosur brenda kishës e kanë qëlluar sulmuesin për vrasje.

Sipas një ligji të miratuar në muajin shtator, personat që kanë leje, mund t’i bartin armët e tyre edhe në vendet e lutjes.

Dëshmitarët kanë raportuar se sulmuesi ka bashkëbiseduar me besimtarët para se të niste sulmin.FBI është duke i ndihmuar policisë lokale në procesin e hetimeve, e cila është duke synuar të identifikojë motivin e sulmuesit.Teksasi është përballur me një varg sulmesh me armë zjarri më 2019.

Në muajin gusht, 22 persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur në një dyqan në El Paso.