Gjykata e Apelit: Janakieski mbetet në arrest shtëpiak
30.12.2019 11:35
Ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, mbetet në arrest shtëpiak, pasi Gjykata e Apelit...

Ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, mbetet në arrest shtëpiak, pasi Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e tij për shfuqizimin e kësaj mase të shqiptuar për rastin “Shkallët spanjolle”.
Prokuroria ka ngritur padi në Gjykatën Penale të Shkupit për këtë rast. Janë akuzuar edhe 10 nëpunës të tjerë dhe sipas Prokurorisë Speciale, ata kanë shkaktuar dëme në buxhet mbi 2.5 milion euro. Janakieski, së bashku me pesë administratorë, ngarkohet nga Prokuroria se nuk ka anuluar një kontratë të dëmshme për shitjen e katër parcelave në sheshin e Shkupit, përskaj Vardarit dhe nën Kala.
