Maqedoni

Veliu: Përgjigja e prokurorisë jo humane dhe jo korrekte

26.09.2014 18:29

Kreu i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, i është drejtuar me një njoftim publik sot familjeve të të rrëmbyerve shqiptarë dhe opinionit publik...

Kreu i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, i është drejtuar me një njoftim publik sot familjeve të të rrëmbyerve shqiptarë dhe opinionit publik.

“Që nga koha e rrëmbimit të shqiptarëve të pafajshëm gjatë vitit 2001, vullnetarisht dhe i autorizuar nga familjet e të rrëmbyerve kam bërë përpjekje që të arrij te ndriçimi i rasteve. Së bashku me ju kemi qenë kudo që na është ofruar mundësia e ndonjë të dhëne institucionale e personale. Së bashku kemi vepruar me maturi, duke respektuar institucionet vendore e ndërkombëtare të drejtësisë. Përgjigjja me shkrim nga Parlamenti Evropian na ka drejtuar në Strasburg, ndërsa ai te institucionet e vendit. Pas një pritjeje të gjatë, nga Prokuroria e Përgjithshme në Shkup na arrin një përgjigje adoleshente, jo korrekte, jo juridike, jo humane,  kërkesë e pabazuar në fakte. Bëhet fjalë për kërkesën tonë ridrejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, që të rishqyrtojë akuzën e ngritur te Gjyqi Themelor në Manastir, pas rrëmbimit të Ruzhdi Veliut nga Kërçova. Të tilla përgjigje kemi pasur edhe për të tjerët nga Struga, Gostivari, Shkupi e gjetiu. Institucionet vendore do të përgjigjen para institucioneve ndërkombëtare për fshehje dokumentesh, falsifikime, tortura çnjerëzore, mashtrime! Drejtësia do të vijë nga thellësia e tokës! Mbulesën materiale do ta kryejmë personalisht”- ka thënë kreu i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu.