Thaçi ftoi Kurtin për herë të tretë në takim. Kurti: Me Thaçin mund të takohem më 6 janar

30.12.2019 14:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar për herë të tretë në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti...

Në letrën e presidentit Thaçi thuhet se “Me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për kryeministër për formimin e Qeverisë së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsultativ më datën 31 dhjetor 2019 në ora 10”. Kjo ftesë e Thaçit vjen pas dy ftesave të 27 dhjetorit, të cilat Kurti i refuzoi, me arsyetimin se ftesa është thirrur të realizohet brenda ditës ndërsa agjenda e Kurtit ka qenë e ngarkuar, ndërsa Kurti, ka refuzuar edhe ftesën e tretë për t’u takuar me Thaçin.
 
“I nderuari President i Republikës së Kosovës. Ju faleminderit për ftesën e radhës. Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00. Propozoj të takohemi të hënën, me 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve”, shkruhet në letrën e Kurtit drejtuar Presidentit Thaçi.
 
Lidhur me formimin e qeverisë së re është diskutuar në takimet që ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka realizuar me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, dhe atë të LDK-së Isa Mustafa. Mediat në Kosovë njoftojnë për përafrim qëndrimesh por jo edhe për marrveshje konkrete për formimin e qeveris së re.