Maqedoni
Ministria e Bujqësisë, marrëveshje për përkrahje të bujqve të rinj
30.12.2019 15:29
Në Ministrinë e Bujqësisë u nënshkruan 102 marrëveshje me një grand maksimal prej 10.000 eurosh....

Në Ministrinë e Bujqësisë u nënshkruan 102 marrëveshje me një grand maksimal prej 10.000 eurosh për ndihma për përkrahjen e fermerëve të rinj. Ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski, thotë se kjo masë do të plotësojë nevojat e fermerëve të rinj që dëshirojnë të angazhohen në bujqësi, të investojnë në prodhimin e tyre bujqësor dhe të fillojnë biznesin e tyre.
“Të rinjtë në zonat rurale janë përparësia jonë kryesore dhe ne po punojmë për të mbështetur një zhvillim më të madh. Me mbështetjen e të rinjve, ajo do të kontribuojë në zhvillimin e zonave rurale, punësimin përmes hapjes së biznesit të vet për të rinjtë, futjen e teknologjive të reja dhe moderne, të cilat përfundimisht do të rezultojnë në rritjen e prodhimit bujqësor.”,- u shpreh ministri i BPEU-së, Trajan Dimkovski.
“Fondet janë një grand i pakthyeshëm dhe aplikantët do të pajisen me: makinë për mbështjellje të barit, makinë për prerjen e duhanit, mulli për ushqim kafshësh, makineri për heqjen e kockave të qershisë së thatë, pajisje të plota për bletari, vjelës lajthie dhe makinë për shkundjen e kumbullave etj.”,- theksoi drejtori i Agjencisë Financiare, Nikolçe Babovski.
Dimkovski dhe Babovski njoftuan se së shpejti do të hapet edhe thirrja e tretë për mbështetje me vlerë prej 20.000 eurosh.
SEDAT SELIMI
