Maqedoni
Dimitrov: Shpresa te Samiti i radhës i BE-së për negociatat
30.12.2019 16:18
Viti 2019 u shoqërua me suksese të mëdha sa i përket angazhimit politik vendor...

Mes tjerash ishim edhe pranë dyerve që hapnin rrugën për fillimin e bisedimeve me BE-në, por kjo nuk ndodhi, tha ministri, Nikolla Dimitrov, i cili shpreson se samitit i radhës i BE-së mos të ketë shtet anëtar kundër hapjes së negociatave.
Theksoi se reformat dhe sidomos miratimi i Ligjit të Prokurorisë Publike ndihmon jashtëzakonisht në vendimin pozitiv për hapjen e bisedimeve.
“Fokusi i kësaj ministrie do të jetë BE. Do të vazhdojmë të bëjmë më të vështirën që të mos ketë “jo”. Do të na ndihmonte shumë derisa forcat politike në parlament të gjejnë forcë dhe vizion që është në interes të shtetit dhe popullatës, të miratojnë Ligjin për Prokurori Publike, për të përforcuar shumë kandidaturën tonë. Me rëndësi është të vazhdohet të punohen në proceset aktuale gjyqësore.”,- tha ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Dimitrov sqaroi edhe çështjen e emërtimit të ambasadorëve. Që nga viti 2017 deri më tani, nga ata që veç më ushtrojnë punën e diplomatit dhe ata që do të emërohen, sqaroi se 87. 5% janë diplomatë të karrierës, pjesa tjetër, figura me vendim politik. Ai potencoi edhe rëndësinë e partive politike në këtë drejtim.
“Unë si ministër mundohem për vendim sipas karrierës, megjithatë duhet të them se edhe partitë politike të koalicionit qeveritar kanë kredit, sepse kanë mundësuar përqindje të lartë të vendimeve sipas karrierës. Bilanci mes principit dhe artit të mundësisë është që kjo të ketë përkrahje politike dhe të kalojë në seancën e qeverisë. Jam i kënaqur me bilancin. Në politikën reale mendoj se duhet të theksoj edhe meritën e faktorëve politikë.”,- u shpreh ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Këto komente ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, i ka bërë në takimin e fundvitit me redaktorët e mediave në vend.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
