Maqedoni

“Eurothink” - 44,6% e qytetarëve: Sjellja e BE-së ndaj RVM-së, jofer

30.12.2019 16:44

Edhe përkundër faktit se Franca bllokoi rrugën euroatlantike të vendit për hapjen e negociatave...

Edhe përkundër faktit se Franca bllokoi rrugën euroatlantike të vendit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, besimi i qytetarëve tek Bashkimi Europian akoma është i madh. Shumica dërmuese e qytetarëve akoma i besojnë Unionit Europian, por shprehen të tradhtuar nga qëndrimi i Francës.
 
Kështu kanë treguar hulumtimet e fundit të OJQ “Eurothink”, sipas së cilës qasja e BE-së drejt vendit për 44,6 për qind e të anketuarve ka qenë jo-fer dhe nënçmuese, ndërsa 31,6% janë shprehur se qëndrimi i BE-së drejt RMV-së ka qenë korrekt.
 
Sipas qytetarëve, nëse nesër do të mbahej referendum, 74,7 për qind e të anketuarve janë shprehur se do të votonin për anëtarësim, ndërsa fajin për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave e drejtojnë në mosrealizimin e reformave, por një vendim të tillë qytetarët presin që Samiti i BE-së ta sjellë në muajin maj.
 
“Rreth kësaj situate, apo kjo mos qartësim i rrugës euroatlantike të vendit tonë nëse vazhdon kështu mund të ndikojë në shpresën dhe besimin e qytetarëve në të ardhmen drejt institucioneve të BE-së. Besimi i qytetarëve akoma është i lartë, por ky vendimin e fundit disi ka zbehur besimin e qytetarëve, kur në të kaluarën ishte edhe më i lartë.”,- tha Magdalena Lembovska nga “Eurothink”. 
 
“Eurothink” - qytetarët e vendit me vlerësim: Greqia, Bullgaria e Shqipëria kërcënim për vendin
 
Sipas këtij hulumtimi, besim më të lartë tek qytetarët ka Armata, e më pas radhitet kryetari i shtetit, ndërsa më pak besim kanë te sistemi gjyqësor dhe partitë politike. Ndërsa si aleat më të fortë të vendit qytetarët e anketuar e cilësojnë Gjermaninë, ndërsa Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria cilësohen si kërcënim për vendin.
 
“Në pyetjen se cili vend është aleati më i fortë i vendit tonë, çdo i pesti qytetar është shprehur se asnjëri prej shteteve nuk është mik i madh i RMV-së, që është një qasje e hidhur, sepse qytetarët mendojnë se vendi ynë ka humbur ndihmën e aleatëve dhe ka mbetur e vetme në këtë rrugëtim.”,- theksoi Magdalena Lembovska nga “Eurothink”.
 
Anketa e “Eurothink” është realizuar në bazë të thirrjeve telefonike në periudhën nga 13 deri më 26 nëntor, ku kanë qenë të anketuar 1000 qytetarë. 
 
FITIM KRYEZIU