Maqedoni
Me urdhër të Prokurorisë, arrestohen 5 të punësuar në komunën e Tetovës
30.12.2019 17:01
Me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, Polica ka arrestuar pesë punonjës të komunës së Tetovës...

Me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, Polica ka arrestuar pesë punonjës të komunës së Tetovës, ndërsa Reparti për Krim të Organizuar në MPB po e kërkon anëtarin e Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofillovskin.
Nga Prokuroria për Krim të Organizuar informojnë se bëhet fjalë për përfitim të një parcele atraktive, legalizimi i të cilës është bërë në mënyrë joligjore.
Fjala është për terrenin e tenisit të Shoqatës sportive “Luboten – Tetovë”, ish kryetar i të cilës është pikërisht anëtari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofilovski. Privatizimi i paligjshëm i tokës i ka shkaktuar dëm serioz buxhetit.
“Kah fundi i muajit gusht të vitit 2011, i dyshuari i parë, i cili në detyrë ishte atëherë si kryetar i Shoqatës sportive nga Tetova, me qëllim regjistrim të paligjshëm të pronësisë, duke paraqitur dëshmi të rrejshme, ka filluar procedurë për legalizim. Në kërkesë për vërtetimin e statusit juridik të një objekti joekzistent, deri në komunën e Tetovës kishte dorëzuar një deklaratë të noterizuar në të cilën ai deklaroi rrejshëm se bëhet fjalë për ndërtesë të ndërtuar në vitin 1995 dhe një raport gjeodezik të përgatitur nga i dyshuari i dytë në të cilën tregohet objekti joekzistues në një sipërfaqe prej 122 m2”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar.
Edhe pse anëtarët e Komisionit komunal e dinin se kishte pengesa ligjore për dhënien e një pëlqimi urbanistik dhe vazhdimin e procedurës për vërtetimin e statusit juridik për një ndërtesë joekzistuese të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, ka hartuar dhe nënshkruar Pëlqim Urbanistik në emër të një personi juridik jo-ekzistues, duke pasur parasysh faktin se pasardhësi juridik i shoqatës sportive është regjistruar në Regjistrin Qendror tre muaj pas miratimit të planit urbanistik.
Përndryshe, Teofilovski nuk mori pjesë në seancën e Këshillit Gjyqësor këtë mëngjes. Ajo u shty, jo për shkak të mungesës së tij, por për shkak se anëtari i ri i Këshillit nuk u njoh me kandidatët.
ERSAN PAJAZITI
