Maqedoni

BDI, prezanton të arriturat në 100 ditshin e qeverisjes

29.09.2014 14:32

BDI, do t’i prezantojë sot të arriturat në 100 ditët e para të qeverisjes. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti...

BDI, do t’i prezantojë sot të arriturat në 100 ditët e para të qeverisjes. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar për sot një pres-konferencë në praninë e të gjithë ekzekutivit dhe legjislativit, ku do t’i informojë mediat për projektet shqiptare të përfshira në programin qeveritar.

Mes tyre do të jenë Korridori 8,  fillimi i punimeve në rrugën Kërçovë-Ohër,  ujësjellësi në Likovë dhe në Tetovë, ku vazhdojnë punët.

Gjithashtu, projektet që janë në fushën e kulturës, si sheshi “Skenderbe” në Çair, ku faza e dytë do të financohet nga qeveria, Teatri Kombëtar në Shkup, teatri dhe biblioteka në Tetovë dhe projekte tjera që gjithashtu janë të rëndësishme për qytetarët. Të shtunën, një prezantim të ngjashëm pati edhe kryeministri, Nikola Gruevski.