Maqedoni
Nënshkruhet Marrëveshja kolektive, punonjësit në kulturë me të drejta të barabarta
30.12.2019 18:16
Pas 15 vitesh u nënshkrua marrëveshja kolektive që do të rregullojë të drejtat e punonjësve...

Pas 15 vitesh u nënshkrua marrëveshja kolektive që do të rregullojë të drejtat e punonjësve nëpër institucionet kulturore në vend.
Me marrëveshjen kolektive që u nënshkrua mes përfaqësuesve të sindikatave dhe ministrit të kulturës do t’u mundësohen të drejta të barabarta për të gjithë punonjësit nëpër institucionet kulturore.
Kreu i Sindikatës, Jakim Nedellkov, u shpreh se me këtë i jepet fund dallimeve dekadëshe të kolegëve, të cilët kanë punuar me vite në të njëjtin vend pune por me diferenca të mëdha në paga.
“Padrejtësia disa dekadëshe ndaj një pjese të kolegëve tanë të punësuar në kulturë të cilët për vende të njëjta pune janë vlerësuar me paga të ndryshme, jepet fund përmes kësaj marrëveshje.”,- tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
“Bëhet fjalë për 326 vende pune dhe sado që do të mundohemi për përsosmëri nuk ia dalim dot, por e rëndësishme është se kemi vënë një themel mbi të cilin mund të ndërtojmë dhe avancojmë të drejtat e të gjithë punonjësve.”,- u shpreh kryetarja e Sindikatës së Kulturës, Sanja Arsovska.
Ministri i Kulturës e cilësoi si arritje të madhe marrëveshjen, por u shpreh se është problematike të gjendet kornizë juridike ideale për këtë lloj sektori.
“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për shkak se jemi në pritje për më shumë se 15 vite për këtë marrëveshje dhe për atë shkak dua të falënderoj të gjithë të punësuarit dhe grupet e punës që arritëm këtë marrëveshje, se kultura është një sektor mjaft i kompiluar ashtu që edhe rregullimi i këtyre marrëdhënieve ishte mjaft i vështirë.”,- tha ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.
Për implementimin e kësaj marrëveshje, Qeveria miratoi konkluzion se mjetet e nevojshme për këtë qëllim duhet të sigurohen deri më 1 korrik 2020.
ZEKIRIJA MEXHITI
