Maqedoni

Arifi: Në 2020 më shumë investime në Tetovë

30.12.2019 18:43

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, prezantoi projektet e realizuara për këtë vit, si asfaltimi i rrugëve...

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, prezantoi projektet e realizuara për këtë vit, si asfaltimi i rrugëve, ndriçimi publik, renovimi i shkollës fillore në Xhepçisht, inventari për shkollat fillore dhe të mesme, si dhe pesë autobusë për transportin publik, për çka tanimë janë siguruar 72 milion e gjysmë denarë. Arifi për vitin e ardhshëm sërish ka premtuar hapjen e bulevardeve, transportin publik dhe gazifikimin e qytetit.
 
“Do të vazhdojmë të punojmë me shumë përkushtim edhe në vitin që vjen, si në planifikimin e rrjetit sekondar për gazifikim, vënien në funksion të transportit urban, hapjen e bulevardeve të reja, si dhe ndërtimin e impiantit për ujërat e zeza. Nga pranvera e hershme do vazhdojmë me punët ndërtimore për bulevardin industrial nga Qendra sportive deri tek Kazerma e qytetit.”,- tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
ASh: Arifi nuk i realizoi premtimet
 
Por, nga Aleanca për Shqiptarët lëshuan një sërë kritikash ndaj pushtetit lokal në Tetovë nën drejtimin e Arifit.
 
“Nuk u tha asnjë fjalë, për dallim prej në fushatë kur u desh t’i ndihmonte Zoran Zaevit, dhe bashkë me të e premtuan shkollën në Reçicë të Vogël, e cila po ashtu pret zgjidhje. Përse kryetarja nuk përmendi se sa janë borxhet e komunës. Përse nuk u përmendi aspak parkingun shumëkatesh të premtuar herë që do bëhet tek stadiumi i qytetit, e herë që do bëhet tek tregu i gjelbër.”,- theksoi Altrim Mamuti nga ASh. 
 
Marr parasysh se bëhet fjalë për raporte të fundvitit, nuk munguan edhe urimet për vitin 2020 për tetovarët. 
 
FLUTURA LATIFI