Botë

Shqipëri, rreth 10 mijë banorë Vitin e Ri do ta presin në çadra

30.12.2019 19:10

Rreth 10 mijë banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit

Rreth 10 mijë banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në çadra. Deklarata u bë gjatë mbledhjes së tretë të Komitetit Kombëtar për Rindërtimin nga ministri Bledi Cuci. Ndërsa kryeministri Rama tha se objektivi është që të gjithë banorët në zonat rurale brenda 2020 të futen në shtëpitë e reja.
 
Jetesa në çadra bëhet akoma më e vështirë në këto ditë të ftohta dimri, kur temperaturat kanë arritur në minus zero.  
 
Qeveria ende nuk ka publikuar një draft paraprak për dëmet që ka shkaktuar tërmeti. Kjo, tha ministri për rindërtimin, Arben Ahmetaj, do të ndodhë brenda datës 15 janar, ndërkohë që qeveria do të vijojë të mbledh donacione.
 
LULJETA NDOKA