Botë

Kroaci, gjashtë vite burg për ish kryeministrin Sanader

30.12.2019 19:25

Një gjykatë kroate e ka dënuar ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader, me gjashtë vjet burgim....

Një gjykatë kroate e ka dënuar ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader, me gjashtë vjet burgim, për pranimin e një ryshfeti prej disa miliona dollarësh, gjatë kohës sa ishte në detyrë. Gjykata e shpalli Sanaderin fajtor, ngase sipas aktakuzës, ai mori 10 milionë euro ryshfet nga ana e kompanisë hungareze të naftës MOL. Kompania hungareze mori nën kontroll 50 për qind të pronësisë së kompanisë kroate të gazit INA.
 
Gjykata e dënoi gjithashtu kryeshefin ekzekutiv të MOL-it, Zsolt Hernadi me dy vjet burgim, për dhënien e ryshfetit. Hernadi nuk ishte në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit, dhe kreu i gjykatës Ivan Turudiq, tha se është lëshuar një urdhër-arrest i Bashkimit Evropian, si dhe i bërë thirrje Hungarisë të "veprojë në përputhje me rrethanat".
 
Sanader është 66 vjeç, ndërsa ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri në vitin 2009. Nëse aktgjykimi merr formën e prerë, Sanader duhet të kthej në buxhetin e shtetit 10 milionë euro. Sanader u largua nga Kroacia më 2010 pasi ai u akuzua në dy raste korrupsioni. Ai u arrestua në Austri dhe u ekstradua në Kroaci një vit më vonë. Ky dënim u anulua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015. Sanader gjithashtu u dënua me 2 vjet e gjysmë burgim në vitin 2018-të për përfitime nga lufta dhe u urdhërua të shlyente rreth 570,000 dollarëve për ryshfetet që kishte marrë nga Hypo Bank. Sanader aktualisht ndodhet në burg duke e vuajtur atë dënim.