Maqedoni

Për natën e Vitit të Ri mot me erë të përforcuar veriore, më së ftohti në Mavrovë

31.12.2019 09:00

Sot në mëngjes në vend më së ftohti ishte në Mavrovë ku janë matur -12 gradë Celsiu...

Sot në mëngjes në vend më së ftohti ishte në Mavrovë ku janë matur -12 gradë Celsius dhe Llazaropolë – 11 gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli 0 gradë Celsius.
 
Gjatë ditës, moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa kah fundi i ditës do të ketë paraqitje të vranësisë së vogël deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëdimore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej orës 2 deri në 8 gradë.
 
Në Shkup mot me diell, pasdite me paraqitje të vranësisë së vogël.
 
Temperatura e  mëngjesit do të arrijë deri në 3 gradë.
 
Gjatë natës së Vitit të Ri do të mbizotërojë mot i vranët me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa në gjysmën e dytë të natës në disa vende me erë të përforcuar veriore./Mia