Maqedoni
Viti i Ri 2020 do të pritet me performancën e Dino Merlinit në sheshin e Shkupit
31.12.2019 09:31
Këngëtari, tekstshkruesi dhe muzikanti Dino Merlin sonte do të performojë në sheshin “Maqedonia”....

Këngëtari, tekstshkruesi dhe muzikanti Dino Merlin sonte do të performojë në sheshin “Maqedonia”, për pritjen e Vitit të Ri 2020. Dino Merlini do të mbajë koncert solistik, ndërsa ardhja e tij autoriteteve të qytetit iu kushtoi zero denarë.
“Ahengun do ta hapin grupet muzikore „Gypsy Groove“ dhe “Superhiks” duke filluar nga ora 20:30, ndërsa numërimi i Vitit të Ri do ta bëjmë me shoun spektakular muzikor të yllit rajonal, Dino Merlin”, bëri të ditur Qyteti i Shkupit.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në konferencën për shtyp tha se Dino Merlini është një nga yjet më të mëdha muzikore në Ballkan dhe se në takimet e përbashkëta në pranverë u morën vesh për performancën e tyre në Shkup. Shuma për organizim të Vitit të Ri, siç bëri të ditur Shilegovi, është e njëjtë si vitin e kaluar.
Dino Merlini theksoi se për të Shkupi domethënë ngrohtësi, qytet i mbushur me jetë, diversitet, dhe me shumë kombe të ndryshme, kultura, njëjtë si edhe qyteti i tij i lindjes Sarajeva.
Për pritjen e Vitit të Ri 2020, saktë në mesnatë, të pranishmit në sheshin “Maqedonia” do të kenë mundësi që të kënaqen në fishekzjarrin i cili tradicionalisht secilin vit ndriçon në qiellin e kryeqytetit.
Deri në pritjen e Vitit të Ri në sheshin e Shkupit do të vendosen shtëpizat në bazarin e Vitit të Ri “Uinterlend”, të cilët janë vendosur në trotuarin mes QTQsë dhe sheshit.
MPB në kumtesë në vigjilje të festave të Vitit të Ri apeloi që të mos përdoren kapsolla dhe të mos denoncojnë shitjen e tyre.
