Maqedoni

Mesazhet e fundvitit, Pendarovski: Unitet i bazuar në drejtësi

31.12.2019 10:32

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në mesazhin e tij të fundvitit ka uruar...

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në mesazhin e tij të fundvitit ka uruar qytetarët për unitet dhe sundim të paqes në shtet. Sipas Pendarovskit, kjo mund të arrihet nëpërmjet pajtimit, qytetarëve të bazuar në drejtësi. Presidenti uron për mirëqenie të bazuar në vlera europiane.
 
“Pajtim të vërtetë do të kemi atëherë kur të gjithë ne të cilët jetojmë në këtë shtet do të jemi qytetarë të barabartë, me të drejta dhe obligime të barabarta. Sundimi i së drejtës dhe drejtësisë do të na kthejë jo vetëm besimin në institucione por edhe besimin e ndërsjellë. Dëshirojë mirëqenie të bazuar në siguri dhe vlera europiane. Sikurse që anëtarësimi në NATO është garanci për stabilitet, ashtu edhe bisedimet për anëtarësim në BE do të jenë reforma thelbësore.”,- tha presidenti, Stevo Pendarovski.

MERAL ISMAILI