Botë

Protesta masive në Hong Kong

29.09.2014 14:36

Policia në Hong Kong, është detyruar të përdor gaz-lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues pro-demokracisë pranë zyrave qeveritare...

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se kanë arrestuar me dhjetëra persona, pasi e kanë cilësuar protestën si të paligjshme.

Ndërsa me qindra protestues të tjerë janë zotuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë. Protestuesit kërkojnë që Kina t’i japë demokraci të plotë Hong Kongut. Kina, reagoi menjëherë duke dënuar protestat dhe ofroi mbështetje të plotë për qeverinë e Hong Kongut.

Protestuesit bllokuan një rrugë e cila të çon në qendrën financiare të Hong Kongut, nga ku nisi edhe ndërhyrja e forcave të policisë, të cilët përdorën gaz-lotsjellës dhe qëlluan disa herë në ajër me armë për të shpërndarë protestuesit.

AFP, ka raportuar se menjëherë pas rënies së natës protestuesit janë riorganizuar duke bllokuar një tjetër rrugë të rëndësishme në Kowloon.