Botë
Viti i Ri në botë, Tonga hyri në 2020-n, festë fishekzjarrësh në Sidnej
31.12.2019 11:10
Anembanë botës njerëzit janë përgatitur të mirëpresin Vitin e Ri 2020....

Anembanë botës njerëzit janë përgatitur të mirëpresin Vitin e Ri 2020. Por, ai arrin në kohë të ndryshme për vende të ndryshme.
Fishekzjarrët që shpërthejnë mbi portin e Sidneit simbolizojnë edhe zyrtarisht për mbarë botën fillimin e festimeve zyrtare të Vitit të Ri. Por, Viti i Ri nuk vjen i pari në Australi edhe pse fishekzjarrët në Sidnei janë më të njohurit. Ishulli i vogël i Paqësorit, Tonga, që në 10 të mëngjesit ka hyrë në vitin 2020, plot tre orë madje para se festa të mbërrijë në Australi.
Në 2020 kanë shkelur edhe Samoa dhe Kiritimati. Pas udhëtimit në të gjithë botën, Viti i Ri përfundimisht do të vijë në rreth të plotë. Vendi ose vendet e fundit për të hyrë në 2020 do të jenë ishujt e vegjël të ShBA-së. Ishulli i Bakerit dhe Houland do të përshëndesin Vitin e Ri në mesditën e 1 janarit. E dyta nga fundi do të jetë Samoa amerikane në orën 11 – vetëm 558 milje nga Tonga, ku vendasit dhe vizitorët kanë filluar festën që sot në mëngjes dhe do ta vazhdojnë deri nesër në mesditë, ku edhe një herë do të trokasin gotat dhe do të numërojnë minutat për Vitin e Ri.
ZEKIRJA MEXHITI
