Maqedoni

Mosmarrja e datës nga BE, Osmani: Gabim i BE-së, ne i bëmë detyrat tona

31.12.2019 12:04

Viti 2019 ishte vit që iu përkushtuam eurointegrimeve....

Sukseset, sfidat dhe dështimet ishin pjesë e vitit që lamë pas, tha zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, në mesazhin e tij për fundvit. Mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave Osmani e klasifikoi gabim të BE-së, me çka kërkoi që askush në vend të mos ndihet fajtor për këtë dështim.
 
“Mossuksesin në arritjen e konsensusit nga ana e KE-së e theu këtë moment evropian në vend dhe duhet të pranojmë hapur, se edhe e rrënoi besueshmërinë europiane në rajon. Kur e kujtoj gjithë periudhën e kaluar, nuk kam dyshim se jo vetëm që dhamë gjithçka nga vetja, por edhe bëmë hapërim historik në përgatitjen e vendit dhe në përmbushjen e kushteve për fillimin e bisedimeve. Nuk pranoj dhe nuk dua që asnjëri prej jush të ketë fije dyshimi se e a e kemi kryer ne detyrën tonë. Mossuksesi i KE-së që të arrijë konsensus është mossukses i Unionit jo i yni.”,- deklaroi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.
 
Procesi eurointegrues, Osmani: 2020-a do të jetë viti i shpresës
 
Por, sipas Osmanit, viti 2020 duhet të jetë vit i shpresës, sepse sinjalet e Brukselit drejtohen në kthimin e sërishëm të agjendës për zgjerim të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
 
“Unë nuk kam dilemë se integrimet evropiane sërish po kthehen në agjendën e  lartë të BE-së. Të gjitha sinjalet politike që janë pragmatike dhe logjike më thonë se ky proces nuk do të anashkalohet. Por, përkundrazi, tërësisht do të kthehet në fokusin e Evropës.”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.
 
Sido që të lëviz kursi politik i BE-së, vendit tonë nuk i mbetet alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s, shtoi Osmani, duhet ftuar institucionet të vazhdojnë me agjendën e reformave, që janë kusht dhe kriter i legjislativit të BE-së.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU