Botë

Tensione në Mal të Zi, serbët në protesta kundër Ligjit për liritë fetare

31.12.2019 12:30

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, paralajmëroi Mitropolitin...

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, paralajmëroi Mitropolitin e kishës serbe në Mal të zi Amfilohije të mos nxisë trazira.
 
“Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije për të mos nxitur trazira,” tha Markoviq. Gjatë natës së kaluar në shumë qytete të Malit të Zi ka pasur protesta të serbëve për shkak të miratimit të ligjit për liritë e besimit fetar, ku ka pasur të lënduar edhe policë.
 
Në Podgoricë, qytetarët bllokuan rrethrrotullimin drejt Aeroportit të Podgoricës dhe goditën me gurë pjesëtarët e policisë, duke plagosur katër policë. Policia ndërhyri dhe gjatë protestave para tempullit të Kishës Ringjallja e Krishtit në Podgoricë, hodhën gazi lotsjellës ndaj protestuesve. Rreth njëqind qytetarë nuk pranuan të linin platonë para tempullit dhe policia përdori gaz lotsjellës pasi ndaj policëve u hodhën gurë. Drejtoria e Policisë theksoi se nuk do të lejojnë sulme ndaj pjesëtarëve të tyre ose shkelje të rendit dhe paqes publike. Ata pretendojnë se thirrjet nga personalitetet fetare sjellin deri te prishja e rendit dhe paqes publike, rrezikim të pronës dhe deri te lëndimi i pjesëtarëve të policisë.
 
“Për incidente të tilla në të ardhmen, do të konsiderojmë se janë përgjegjës organizatorët e këtyre aktiviteteve, përfshirë personalitete të kishës”, tha Drejtoria e Policisë.