Botë

Kinë, burg shkencëtarit që modifikoi gjenet e bebeve

31.12.2019 12:51

Shkencëtari kinez, He Jiankui, që një vit më parë solli në jetë bebet e para gjenetikisht të modifikuara, u dënua sot me tre vite burg...

He Jiankui njoftoi në nëntor 2018 se kishte arritur të sillte në jetë dy binjake me ADN të modifikuar, për t’i bërë ato rezistente ndaj virusit të SIDA-s, nga i cili ishte infektuar babai i tyre. Në atë kohë, qeveria kineze, urdhëroi pezullimin e hulumtimeve dhe e vuri nën hetim policor shkencëtarin.
 
Ai u dënua nga një gjykatë në Shenzhen, për kryerje të paligjshme të manipulimeve gjenetike të embrioneve për qëllime riprodhimi, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve “Kina e Re”. Si rezultat i këtyre hulumtimeve, kanë lindur gjithsej tri foshnje gjenetikisht të modifikuara.