Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët: 2019-A, një vit plot skandale, korrupsion e drejtësi selektive

31.12.2019 14:35

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se viti 2019, ashtu si 18 vitet e kaluara, kaloi pa asnjë progres, përparim e as realizim.

“Po lëmë pas edhe një vit me shumë skandale, korrupsion, drejtësi selektive, papunësi të madhe, media të shtypura e njerëz pa shpresë për ditë të mira.
 
Është koha që viti 2020 mos të shënojë me vendin tonë në vendet e fundit të ranglistave për gjëra të mira, e në vendet e para për gjëra të këqija.
 
Na priftë e mbara në vitin 2020. Le të sjellë ky vit i ri frymë të re në vend, le të jetë ky vit, vit i shpresës e i ndryshimeve. Ndryshime këto që do t’i sjellim së bashku për të gjithë, me punë dhe mund për të mposhtur çdo të keqe. Urime Viti i Ri, qoftë vit plotë dritë, jetë e shpresë!” thuhet në urimin e fundvitit të ASH-së