Botë

Bagdad, protestuesit ia vunë flakën Ambasadës amerikane

31.12.2019 14:08

Mijëra protestues irakianë u mblodhën para Ambasadën së Sh.B.A-ve në Bagdad....

Mijëra protestues irakianë u mblodhën para Ambasadën së Sh.B.A-ve në Bagdad, në shenjë revolte ndaj  sulmeve ajrore vdekjeprurëse amerikane  këtë javë që vranë 25 luftëtarë nga një grup militant shiit në Irak i mbështetur nga Irani.
 
Duke bërtitur “Poshtë USA!” dhjetëra persona nga turma shkatërruan kamerat e sigurisë jashtë , arritën të thyejnë portën dhe hynë  brenda ambienteve të ambasadës të cilave ua vunë flakën.  Ambasadori amerikan në Irak Mattheu Tueller dhe anëtarët e stafit të tij u evakuuan në kohë  nga kompleksi i fortifikuar. Sulmi i ShBA , më i madh i një milicie të sanksionuar nga shteti irakian vitet e fundit , dhe thirrjet për hakmarrje, përfaqësojnë një përshkallëzim të ri në luftën me përfaqësues midis SHBA-së dhe Iranit në Lindjen e Mesme.