Maqedoni
Aleanca për Shqiptarët: Politikanët të mos e keqpërdorin besimin e qytetarëve
31.12.2019 14:55
Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët ia dërgoi disa dhurata Qeverisë në këtë ditë të fundit të 2019....

Nga ASh i bënë thirrje politikanëve që në 2020 të mos e keqpërdorin besimin e qytetarëve për interesat e tyre personale.
“Politikanëve të kësaj qeverie u solla fytyrë, profesionalizëm, edukatë dhe pak mend. Me këtë rast uroj që politikanët do t’i përdorin këto dhurata ashtu siç duhet dhe asnjëherë më nuk do ta keqpërdorin besimin dhe paratë e qytetarëve për interesat e tyre.”,- theksoi përfaqësuesi i Forumit Rinor të ASh-së.
