Botë
Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga vullkani në Japoni
29.09.2014 14:38
Ekipet e shpëtimit në Japoni, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e pas shpërthimit të vullkanit të së shtunës...

Të paktën 31 njerëz besohet se kanë vdekur kur mali Ontaki ka filluar të gjuaj gurë dhe hi në ajër.
Qindra alpinist ishin mbi atë mal në kohën kur ka shpërthyer, shkruan “BBC”.
Shumë prej tyre kanë ecur poshtë për t’u siguruar, por ka edhe prej tyre që ishin bllokuar.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz janë në malin, i cili gjendet rreth 200 kilometra në perëndim të Tokios. Të hënën është parë të jetë rritur niveli i tymit, kurse helikopterët po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar apo trupa të tjerë.
