Maqedoni
“Alfat” shkrihen në Njësinë për intervenim, Spasovski: Presim efikasitet më të madh policor
31.12.2019 15:11
Zgjidhja e problemeve të përditshme të qytetarëve, përcjellja e situatës së sigurisë në kryeqytet...

Zgjidhja e problemeve të përditshme të qytetarëve, përcjellja e situatës së sigurisë në kryeqytet, veprimet e ardhshme policore në fushën e rendit dhe qetësisë publike dhe parandalimi i krimeve, tani e tutje do të jetë në duart e Njësisë së re policore për intervenim. Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, në Stacionin Policor “Gjorçe Petrov” të Shkupit, bëri promovimin e kësaj njësie, e cila është rezultat i shkrirjes së dy njësive “Alfa” dhe Njësisë për Rend dhe Qetësi Publike.
“Me reformimin e njësitit “Alfa” dhe Njësisë për Rend, Qetësi Publike dhe Asistencë, praktikisht është bërë shkrirja, pra është formuar njësia e re policore për intervenim. Kjo njësi tani do të intervenojë në tërë territorin e Shkupit. Në këtë drejtim presim se do të rritet siguria në kryeqytet, me çka, duke vepruar shpejt dhe në kohë dhe duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve, do të zgjidhen dhe zbardhen në mënyrë më efikase problemet e ndryshme të qytetarëve dhe të rasteve të krimit.”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
Spasovski nuk e zbulon numrin e saktë të pjesëtarëve të kësaj njësie dhe as nuk kishte dëshirë të zbulojë nëse ka pasur rritje apo ulje të numrit të policëve me shkrirjen e këtyre dy njësive. Thotë se bëhet fjalë për informacione të klasifikuara, e ana tjetër bind se përfaqësimi i shqiptarëve në këtë njësi është në nivelin e duhur. Nuk përjashtohet mundësia që një të ardhme e afërt, njësi të tilla policore për intervenim të formohen edhe nëpër qytete tjera të vendit.
REXHEP QAMILI
