Maqedoni

Parlament, diskutim publik për amendamentet kushtetuese

29.09.2014 14:39

Në Kuvendin Republikan ka filluar para një ore diskutimi publik për amendamentet kushtetuese...

Definimi i martesës si bashkësi mes një burri dhe një gruaje, precizimi i rregullave fiskale në kuadër të buxhetit edhe atë për deficitin buxhetor dhe borxhin publik, ndryshimi i emrit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, vendosja e institutit Ankesa Kushtetuese, ndryshimi i përbërjes së Këshillit Gjyqësor, krijimi i mundësisë kushtetuese për formimin e zonës financiare, qasja drejt ndryshimeve të kushtetutës me qëllim të definimit të Entit Shtetëror për Revizion si kategori kushtetuese, janë disa nga propozimet për ndryshimin e kushtetutës.

Deri më tani janë mbajtur disa debate publike për projekt-amendamentin, propozues i të cilëve ka qenë Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Para se të kthehen sërish në kuvend si propozim-amendamente të kushtetutës, qeveria duhet të sendërtojë një pjesë të vërejtjeve të parashtruara në debatet publike.

Për çdo propozim-amendament, kuvendi në seancë duhet të votojë në mënyrë të veçantë me dy të tretën e shumicës. Procedura për miratimin e ndryshimeve kushtetuese pritet të përfundojë deri nga mesi i tetorit. Ndryshimet e fundit të kushtetutës janë miratuar më 12 prill të vitit 2011.