Maqedoni

Tetë intervenime të zjarrfikësve të Shkupit gjatë natës së Vitit të Ri

01.01.2020 12:10

Brigada territoriale zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit gjatë natës së Vitit të Ri...

Brigada territoriale zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit gjatë natës së Vitit të Ri ka pasur tetë intervenime, të cilat përfunduan me sukses.
 
Nga NJTZ për MIA-n deklaruan se ekipet e tyre kujdestare intervenuan në shuarjen e zjarrit në një shitore, verandë, stallë…
 
Është shkaktuar dëm material, ndërsa vetëm në një rast është lënduar një person i cili, sipas të gjitha gjasave, ka përdorur mjete piroteknike./Mia