Botë

Viti i Ri filloi në kalendar, një e treta e botës ka datë tjetër festimi

01.01.2020 14:04

Data 1 janar konsiderohet si dita e parë e Vitit të Ri, por gati një e treta e botës nuk e feston Vitin e Ri në këtë datë...

Në Kinë Viti i Ri festohet sipas kalendari kinez që varion mes 21 janarit dhe 20 shkurtit. Sipas këtij kalendari, çdo vit i ri merr emra kafshësh.
 
Viti 2020 për kinezët emërtohet si Viti i Miut. Në Tajvan, Viti i Ri kinez festohet me një rit më të thjeshtuar duke u lutur tek disa balona që më pas lëshohen në qiell.
 
Për Kurdët, Viti i Ri festohet në muajin mars me ritin e kapërcimit të zjarrit. Ata besojnë se ky ritual u jep më shumë forcë dhe largon të keqen.
 
Viti i Ri tibetian është mes muajit janar dhe mars. Data e vitit përcaktohet sipas një kalendari që bëjnë murgjit. Në këtë ditë, murgjit maskohen për të larguar shpirtrat e këqij.