Botë

Ukrainë: Rrëzohet shtatorja e Leninit

29.09.2014 14:43

Demonstruesit në qytetin lindor Harkov në Ukrainë, e kanë rrëzuar shtatoren e Vladimir Leninit...

Monumenti 20 metërsh i Leninit në “Sheshin e Lirisë” në Harkov, është sulmuar pak kohë pas mbajtjes së marshit për unitetin e Ukrainës, në të cilin kanë marrë pjesë mijëra njerëz. Harkovi, është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, pas kryeqytetit Kiev.

Derisa shkatërrimin e shtatores e kanë shikuar qindra njerëz, policia nuk ishte e pranishme.

Qyteti Harkov, që është afro 20 kilometra nga kufiri me Rusinë, në muajin mars dhe prill ishte skenë e përleshjeve të dhunshme ndërmjet demonstruesve pro-rusë dhe ukrainasve lojal ndaj Kievit.

Separatistët pro-rusë në Harkov, e kanë mbrojtur shtatoren e Leninit, gjatë përpjekjeve të mëparshme për ta larguar atë.