Maqedoni

Mickoski: Populli nuk guxon të zhgënjehet

01.01.2020 20:30

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski....

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, zhvilloi takim me kandidatët e tij për ministra dhe zëvendësministra në Qeverinë teknike. Ai theksoi se kabineti i tij në Qeverinë teknike do të mbrojnë vullnetin e popullit. 
 
“Populli nuk guxon të zhgënjehet, mijëra ardhmëri presin kohë më të mira dhe ndryshime. Së bashku të punojmë për Maqedoninë e cila rindërtohet. Ajo është përgjegjësi e madhe të cilën e pranoj”,- deklaroi Mickovski. 
 
Në Qeverinë teknike VMRO-DPMNE ka propozuar Dragan Kovaçkin si ministër të punëve të brendshme, Rashela Mizrahin si ministre për punë dhe politikë sociale, Gordana Dimitrieska-Koçoskan për zëvendësministre të financave, Cvetan Tripunovskin për zëvendësministër të bujqësisë dhe Nevenka Stamenkovskan-Stojkovski për zëvendësministre për shoqëri informatike dhe administratë. 
 
Kryeministri Zaev do të duhet të japë dorëheqjen dhe të formojë një qeveri teknike, në mënyrë që të plotësohen afatet e përcaktuara nga Qeveria e Përzhinës, përkatësisht Ligji për Qeverinë, që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 12 prill.