Nxënësit shqiptarë të sh. f. “Toli Zordumis“ bojkotojnë mësimin
Si rrjedhojë e mosrespektimit të të drejtave themelore të nxënësve shqiptarë dhe çështjeve ligjore e statutare të shkollës...

Si rrjedhojë e mosrespektimit të të drejtave themelore të nxënësve shqiptarë dhe çështjeve ligjore e statutare të shkollës, si dhe nga mospërfillja e organeve kompetente duke filluar nga drejtori i shkollës, këshilltarët shqiptarë në Këshillin e Komunës, kryetari i Komunës dhe inspektorati arsimor, ndaj kërkesave të Këshillit të Prindërve të shkollës fillore “Toli Zordumis” në Kumanovë, i njëjti nga sot, përmes një deklarate për opinion, ka shpallur bojkotin e procesit edukativo-arsimor për paralelet me mësim në gjuhën shqipe.
Arsyet për të cilat bojkotohet mësimi nga nxënësit shqiptarë në këtë shkollë multietnike në Kumanovë i lexoi Rexhail Aziri. Këshilli i Prindërve gjithashtu u bënë thirrje organeve kompetente që në afat sa më të shkurtër të gjendet zgjidhje për çështjet të cilat sollën deri te bojkoti i mësimit.
NEXHAT AQIFI
