Maqedoni
Shpallet gjendja e emergjencës, temperaturat e larta rrezikojnë përshkallëzimin e zjarreve në Australi
02.01.2020 09:31
Kryeministri i shtetit Australian të Uellsit të Ri Jugor ka shpallur një gjendje....

Kryeministri i shtetit Australian të Uellsit të Ri Jugor ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme njëjavore si pasojë të rrezikut të përshkallëzimit të zjarreve.
Shërbimi meteorologjik australian ka parashikuar temperatura të larta dhe erëra të forta për fundjavën duke rrezikuar kështu përhapjen e flakëve.
Që nga shtatori kanë humbur jetën 18 persona dhe janë shkatërruar më shumë se 1200 shtëpi në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria.
Të paktën 17 persona raportohen të zhdukur vetëm këtë javë.
Me mijëra njerëz po evakuohen nga vendet e prekura të shënuar kështu dhe largimin më të madh nga rajoni./Ora News
