Botë
IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në rajonin e Ingushetisë
02.01.2020 11:31
Grupi ekstremist i ashtuquajtur Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në rajonin rus të Ingushetisë në Kaukazin Verior...

Gjatë sulmit ishte vrarë një ofIcer i policisë. Më 31 dhjetor, dy të rinj e shkelën me veturë një polic dhe më pas sulmuan me thikë një polic tjetër. Autoritetet rajonale thanë se njëri nga policët humbi jetën, ndërkaq tjetri u plagos. Njëri nga sulmuesit, Mikail Miziyes, 18 vjeç, u vra ndërkaq sulmuesi tjetër, Akhmed Imagozhev, u plagos dhe tani gjendet në një qendër spitalore.
Sipas grupit të inteligjencës SITE, që monitoron aktivitetin online të IS-it, grupi ekstremist e mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate të lëshuar më 1 dhjetor. Udhëheqësi i Ingushetisë, Makhmud Ali Kalimatov ka kritikuar publikisht autoritetet e sigurisë për “masa të dobëta sigurie” gjatë festës së Vitit të Ri.
