Maqedoni

Incident në fshatin Poroj, dëmtohen disa automjete

02.01.2020 14:29

Personi B.I (26) nga fshati Poroj i Tetovës, sot në mëngjes në Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë....

Personi B.I (26) nga fshati Poroj i Tetovës, sot në mëngjes në Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë, e ka denoncuar rastin e dëmtimit të dy veturave të tij. Në këtë rast, ai, siç njoftojnë nga Policia e Tetovës, e ka denoncuar edhe personin, i cili ka kryer veprën, duke sqaruar se arsyeja e këtij incidenti ka të bëjë me mosmarrëveshje të mëhershme për çështje pronësore-juridike.
 
“B.I (26) nga fshati Poroj i Tetovës, mbrëmë në SPB-Tetovë, ka denoncuar se personi M.A (36) nga po i njëjti fshati ia ka dëmtuar automjetin e tij ‘BMV X6’, me targa të Shkupit dhe automjetin e tij transportues ‘Iveko’, me targa të Tetovës, të cilët kanë qenë të parkuar në oborrin para shtëpisë. Pastaj ai i ka dëmtuar edhe dritaret e derës hyrëse të lavazhit të tij”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Ndryshe, nga SPB-Tetovë, thonë se kanë filluar hetime dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Mia