Maqedoni

Maqedonia, Turqia dhe Bullgaria thellojnë bashkëpunimin shkencor

29.09.2014 14:51

Sot, në Ohër u mbajt takimi trelateral për bashkëpunimin shkencor midis universiteteve udhëheqëse dhe akademive të shkencave...

Sot, në Ohër u mbajt takimi trelateral për bashkëpunimin shkencor midis universiteteve udhëheqëse dhe akademive të shkencave të Republikës së Maqedonisë, Republikës së Turqisë dhe Republikës së Bullgarisë.
 
Ky takim i organizuar nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, kishte si qëllim definimin e  prioriteteve për bashkëpunim në shumë fusha shkencore, me fokusin e veçantë të pjesëmarrjes së përbashkët dhe shfrytëzimit të fondeve hulumtuese dhe zhvillimore ndërkombëtare.
 
Të gjitha vendet në rajon synojnë drejt forcimit të veprimtarisë shkencore, si shtyllë kryesore e zhvillimit shoqëror. Rajoni ynë ka potencial për suksese edhe më të mëdha, deklaroi me këtë rast ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
 
“Republika e Maqedonisë vendosi që në mënyrë aktive të kyçet në mbështetjen e shkencës dhe veprimtarisë shkencore hulumtuese, përmes reformave strategjike dhe përmes investimeve të drejtpërdrejta kapitale, të cilat tanimë japin rezultate të dukshme”- deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.
 
Gjatë takimit, pjesëmarrësit nënshkruan memorandum për bashkëpunim, me të cilin parashihet përparim në bashkëpunimin e deritanishëm mes institucioneve si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.
 
FLUTURA LATIFI