Ekonomistët: Skeptikë për zhvillimin ekonomik në vitin 2020

02.01.2020 17:32

Viti 2020 në aspekt ekonomik do të jetë i ngjashëm me vitet paraprak....

Viti 2020 në aspekt ekonomik do të jetë i ngjashëm me vitet paraprake dhe nuk ka pritshmëri spektakolare për sektorin e biznesit, thotë Xhemail Dauti nga OEMVP.

Sipas tij, investimet kapitale edhe këtë vit janë të planifikuara në numra të paarritshëm apo pjesërisht të realizueshëm, ndërsa pret që të ketë një efekt pozitiv mbi ekonominë mini-shengeni i paralajmërua.

Ai shton se mbajta e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë pengesë në zhvillimin e ekonomisë dhe komuniteti i biznesit do të jetë në pritje të krijimit të një qeverie stabile.

“Viti 2020 për sektorin e biznesit sa i përket funksionimit të ambientit të të bërit biznes është një vit rrjedhës. Do të jetë një vit i ngjashëm me vitin paraprak 2018-2019, nuk ka ndonjë pritshmëri spektakolare apo ndonjë formë thelbësore në krijimin e politikave nacionale. Gjithë vitin 2020 do të mbetemi në pritshmëri të mbarimit të zgjedhjeve dhe të krijimit të një qeverie e cila do të marrë timonin për të krijuar politikat ekonomike. Dhe i tërë viti do të kalojë në këtë segment.”,- u shpreh Xhemail Dauti nga OEMVP.

Sa i përket projeksionit të qeverisë për rritjen e ekonomisë në vitin 2020 në nivel prej 3,8%, Dauti e vlerëson si një projeksion pjesërisht i realizueshëm, por shton se sektorit të biznesit i nevojitet përqindje më e lartë e rritjes ekonomike me qëllim të përmirësimit të ambientit të biznesit por edhe standardit të qytetarëve.

“Nëse nuk ndodh diçka e papritur është një projeksion pjesërisht i realizueshëm. Por, nga pozicioni i sektorit të biznesit dhe jeta praktike ajo është një vlerësim i ulët, në bazë të vlerësimeve tona si biznese është se ajo përqindja e rritjes ekonomike duhet të jetë më i lartë.”,- tha Xhemail Dauti nga OEMVP.

Ai më tej potencon se vendi ka mungesë të një strategjie afatgjate ndërsa për rritjen e pagave dhe pensioneve, thotë se nuk korrespondon me ciklet e lëvizjes ekonomike, por me politikat ditore në lidhje me zgjedhjet e ardhshme. (Gazmend Kurtishi, TVM2)