Turqi, Parlamenti miratoi dërgimin e trupave në Libi

02.01.2020 18:21

Parlamenti i Turqisë ka miratuar dërgimin e trupave ushtarake në Libi....

Parlamenti i Turqisë ka miratuar dërgimin e trupave ushtarake në Libi për të mbështetur qeverinë e përkrahur nga Kombet e Bashkuara.

325 deputet vota për dhe 184 kundër dërgimit të trupave për një vit në Libi. Aktualisht ekzistojnë shqetësime se forcat turke mund ta përkeqësojnë konfliktin në Libi.

Qeveria e kryeministrit, Fayez Sarraj, me bazë në Tripoli dhe e mbështetur nga OKB-ja është duke luftuar kundër administratës rivale me bazë në lindje të shtetit, të udhëhequr nga gjenerali, Khalifa Haftar.

Forcat besnike të gjeneralit, që përkrahet nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet tjera, duke përfshirë ata që besohet se janë mercenarë rusë, kanë nisur një ofensivë në prill të vitit të kaluar për të pushtuar kryeqytetin e Libisë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Qeveria e Sarrajt ka kërkuar pozicionimin e trupave turke.

Ankaraja thotë se ky veprim është shumë i rëndësishëm për ruajtje të interesave që ka Turqia në Libi dhe pjesën lindore të Mesdheut.